OBSH, Azisë Juglindore: Merrni “masa agresive” kundër koronavirusit

18/03/2020 10:25

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kërkoi nga Azia Juglindore të ndërmarrë “masa agresive” për të luftuar shpërthimin në rritje të koronavirusit.

Apeli vjen derisa numri i të infektuarve në botë vazhdon të rritet, duke i detyruar vendet të mbyllin kufijtë dhe shkollat. Rajoni i Azisë Juglindore i OBSH-së përfshin 11 shtete dhe gati të gjitha prej tyre kanë regjistruar raste me koronavirus.

Ato përfshijnë: Malajzinë, Indonezinë, Shri Lankën, Tajlandën, Bangladeshin dhe Korenë e Veriut. Poonam Khetrapal Singh, drejtor rajonal i OBSH-së për Azinë Juglindore, tha se “gjithnjë e më shumë raste të transmetimit të koronavirusit janë duke u konfirmuar”.

“Qartazi, na duhet të bëjmë më shumë dhe urgjentisht”, tha ai.

Malajazia ka numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në rajon – mbi 670 raste./REL

Top Channel