Kreditë shtyhen me 3 muaj/ Rama dhe Sejko firmosin urdhrin për individët dhe bizneset e prekur nga Covid-19

18/03/2020 02:12

Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko firmosën mbrëmjen e së martës urdhrin për bankat në lidhje me shqetësimin e ngritur për pagesat e këstëve të kredive të individëve dhe bizneseve në këtë situatë të koronavirusit.

Urdhëri kërkon shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredive për bizneset dhe individët për një periudhë 3 mujore deri në 31 maj, për të gjithë ata që janë përballur me vështirësi.

Kredimarrësit duhet që të komunikojnë me bankat dhe institucionet apo me shoqëritë e kursim-kredive, duke u argumentuar atyre arsyet mbi nevojat për shtyrjen e pagimit të kësteve. Institucionet e kreditimit do të bëjnë procedimin e çdo kërkese të paraqitur pranë tyre brenda 3 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.

Top Channel