Gruaja “thyen” rregullat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, shkon buzë detit dhe bën “banjë dielli”

18/03/2020 04:50

Një grua është arrestuar në Spanjë, pasi “injoroi” masat e marra nga qeveria për të qëndruar në shtëpi, duke dalë buzë detit, për të bërë “banjë dielli”, shkruajnë mediat e huaja. Në pamje shihet gruaja teksa ishte e shtrirë në një livadh, në Palma, të Mallorca-s.

Pasi debatoi disa momente me oficerët e policisë, ajo u morr me forcë nga ata dhe u dërgua për në rajonin më të afërt. Në vazhdën e masave ndaj koronavirus, qeveria spanjolle ka urdhëruar mbylljen e të gjithave bareve, lokaleve, restoranteve, ambienteve publike dhe private, si edhe plazheve më të njohura në vend.

Megjithatë lejohen që qytetarët të dalin nëpër rrugë, vetëm për të blerë ushqime apo ilaçe, shkruajnë mediat e huaja. Ndërkohë në rast të mos bindjes ndaj urdhërit të dhënë, gjobat ndaj perosnave që shkelin rregullat mund të shkojnë deri në 30,000 mijë eruo, janë shprehur autoritetet.

Sakaq kujtojmë që në të gjithë vendin iberik deri më tani janë konfirmuar 7,700 persona të infektuar ndërsa 228 të tjerë kanë humbur jetën, si pasoje e virusit famëkeq.

Top Channel