Foto të rralla/ Situata e gripit spanjoll rreth një shekull më parë e krahasuar me koronavirusin e sotëm

18/03/2020 04:25

Imazhet me ngjyra tregojnë sesi mjekët dhe infermierët luftuan për të shpëtuar të sëmurët nga gripi spanjoll, që përfshiu të gjithë globin rreth viteve 1918.

Fotot e publikuara tregojnë qendra komunitare dhe salla sportive në SHBA, të shndërruara në spitale të improvizuara për të sëmurët. Ndërkohë nga krahu tjetër të gjithë shërbimet publike ishin mbyllur dhe njerëzit shihen teksa ecnin me maska në fytyrë, për të shëtitur, apo për të përdorur transportin publik.

Epidemia e cila shpërtheu menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, u përhap me shpejtësi në të gjithë globin, duke rrezikuar miliona jetë njerëzish. Situata e sotme e koronavirusit mund të jetë një sinonim i situatës gjatë periudhës së gripit spanjoll.

Në të gjithë globin deri më tani ka më shumë se 170,000 mijë persona të infektuar ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 6,512 persona, shkruajnë mediat e huaja. Gripi spanjoll asokohe u nda në dy shtresa, shtresa e parë ishte e butë dhe simptomat shfaqeshin brenda disa orëve dhe të infektuarit u përmirësuan për dy ditë.

Ndërsa shtresa e dytë u shoqërua me komplikacione më të mëdha, duke shkaktuar dëmtime në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkri. Pandemia mori fund me ardhjen e verës në vitin 1919. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel