Foto/ Bëri shaka sikur ishte i infektuar me koronavirus, arrestohet i riu

18/03/2020 05:03

Një 23 vjeçar është arrestuar për dhjetë ditë nga autoritetet në Kazakistan, pasi u shtir sikur ishte i infektuar me koronavirus. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e krijoi të gjithë skenën si pjesë e një shakaje, për të parë regaimin e udhëtarëve të tjerë, të cilët mbetën të shokuar pas të kolliturave të shpeshta të tij.

Video tregon 23 vjeçarin duke lyer një shami me gjak të rremë, para se të hynte në metro duke thënë: “Le të shohim se çfarë mund të bëj gjaku i rremë, pas trazirave të koronavirusit. Shkojmë!”

Pamjet më pas tregojnë atë duke u kollitur në shami, teksa reagimi i pasagjerëve të tjerë kur shikojnë njollën e gjakut, është thjesht tmerrues. Por kur ai e përsërit përsëri veprimin fillestar, pasagjerët shihen teksa largohen të panikosur. Megjithatë i riu u identifikua dhe u arresuta pasi video përfundoi në rrjete sociale.

“Video, e cila shkel të gjitha standardet morale dhe etike, u zbulua në internet gjatë monitorimit të policisë. I riu u identifikua dhe u ndalua”, tha një zëdhënës policisë. Sakaq sipas raportimeve, në Kazakistan, deri më tani janë raportuar nëntë persona të infektuar me virusin që ka alarmuar botën.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel