Përmes një postimi të pak orëve më parë në Facebook, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të ndihmojnë edhe ata për të mos u gjobitur.

Në videon shoqëruese vihen re rrugë të boshatisura përgjatë qarqeve të ndryshme të Shqipërisë, si masë e ndërmarrë nga qeveria për frenimin e mëtejshëm të përhapjes së Covid-19 në vend.

“Ajo që kërkohet nga çdo qytetar është të rrijë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Na ndihmoni dhe ju, të mos ndëshkoheni me gjoba!”- shkruhet në postim.

Top Channel