Bllokimi i kufijve kundër Covid-19/ Lajm i mirë për shqiptarët që ngelën në Itali: Askush nuk do të ndëshkohet

18/03/2020 12:05

Ministria e Jashtme ka bërë një sqarim për të gjithë personat që ndodhen në Italia për sa u përket afatit të qëndrimit.

Sipas Ministrisë së Jashtme duke nisur nga data 2 mars 2020, është vendosur një pezullim 30 ditor i afateve për procedimet administrative lidhur me qëndrimin e këtyre të huajve në territorin italian.

Më tej thuhet se pezullimi, në kuadër të një situate të forcës madhore, vlen si për procedurat e lidhura me lejet e qëndrimit (aplikim i parë ose rinovim), ashtu edhe për vizat.

“Për këtë arsye, nuk do u jepet masa e përjashtimit nga territori italian qytetarëve të huaj, të cilët do të gjendeshin në situatë parregullsie, të shkaktuar nga pezullimi i korridoreve të transportit të njerëzve me Republikën e Italisë.” thuhet më tej në reagimin e ministrisë së Jashtme.

‼ Mbi afatin e qëndrimit të shtetasve të huaj në territorin italian

Për të gjitha pyetjet❓e drejtuara drejt Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme po ashtu dhe Përfaqësive të Republikës së Shqipërisë ?? në botë, ju informojmë:

? Ministria për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar e Republikës së Italisë ka njoftuar mbi afatet e qëndrimit të shtetasve të huaj në ?territorin italian ?? pas situatës së emergjencës të krijuar për shkak të COVID-19.

? Duke nisur nga data 2 mars 2020, është vendosur një pezullim 30 ditor i afateve për procedimet administrative lidhur me qëndrimin e këtyre shtetasve të huaj në territorin italian.

? Pezullimi, në kuadër të një situate të forcës madhore, vlen si për procedurat e lidhura me lejet e qëndrimit (aplikim i parë ose rinovim), ashtu edhe për vizat.

? Për këtë arsye, nuk do u jepet masa e përjashtimit nga territori italian qytetarëve të huaj, të cilët do të gjendeshin në situatë parregullsie, të shkaktuar nga pezullimi i korridoreve të transportit të njerëzve me Republikën e Italisë.

❗Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë tona Diplomatike do t’ju informojnë për çdo hap të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve.

Bashkë, kundër këtij armiku ?, do t’ja dalim!

Top Channel