Blen 18 pako me letra higjenike në mes të panikut nga koronavirus, fëmijët ia marrin dhe ia hedhin në banjë

18/03/2020 05:29

Një nënë e cila bleu në supermarket në mes të turmës 18 pako me letra higjenike, pas panikut të koronavirus, zbulohet në Tëitter se fëmijët ia kishin hedhur të gjitha në banjë.

Me raftet e supermarketeve që po boshatisen çdo ditë dhe më tepër nga frika e COVID-19, gruaja vendosi të blitne 18 pako letra higjenike. Por në momentin që nëna i vendos pakot me shtëpi dhe u përqëndruar rreth punëve të shtëpisë, fëmijët e saj çapkënë i marrin ato dhe i trazojnë në vaskë, së bashku me lodrat e tyre.

Incidenti u nda në Twitter nga Ed Cumming, nga Hampshire e Britanisë së Madhe, i cili postoi fotografi të rrëmujës së krijuar nga fëmijët me mbishkrimin:

“Mikja ime bleu 18 pako letra higjenike dhe fëmijët e saj i hodhën të gjitha në banjë”.

Tweet-i mori mijëra pëlqime dhe qindra komente nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Sakaq, paniku ka mbërthyer të gjithë Britaninë e Madhe, së fundmi fotot që vijnë nga mediat në ishull, tregojnë raftet e supermarketeve të zbrazura dhe njerëzit që përplasen mes tyre për të marrë produktet.

Kjo sepse edhe Britania e Madhe po njeh një shtim të numrit të personave të prekur nga pandemia vdekjeprurëse, kur deri më tani janë konfirmuar mbi 1,140 mijë persona të infekuar ndërsa numri i të viktimave është fiksuar në 21, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA