“Virusi ka hyrë në trupim tim, ka vrarë dhe babanë tim. Ai po hyn edhe te ju, po ju merr të gjithëve, depërton në mushkëritë dhe rrugët e kanalit të frymëmarrjes”, kështu e nis rrëfimin e tij Giani Zampina, 40 vjeç, nga Torino i Italisë.
Giani, së fundmi është diagnostikuar si mbartës i COVID-19 dhe të gjithë këtë përjetim ai ka vendosur ta ndajë përmes rrjeteve sociale, me anë të një videoje.
“Edhe unë jam si shumëkush prej jush, e kam nënvlerësuar koronavirusin. Duhet ta kuptoni nuk është lojë. Duhet të jeni të kujdesshëm, të qëndrojmë nëpër shtëpi pranë familjeve tona”, tha 40 vjeçari.
Giani, përpiqet të tregojë të gjithë përvojën e tij, teksa ndodhej nën “pushtimin” e aparaturave.
“Natën e kaloj me bombola të oksigenit, nuk po mund të fle. Jeta më është kthyer mbrapsht. Do të dëshiroja që askush të mos e provonte vuajtjen që po ndjej unë, sepse është si skenat e filmit horror”, thotë Giani
Më tej shton:
“Për fat të keq ende nuk po mundem të marr frymë pa ndihmën e oksigjenit dhe duhet ta mbajë atë për të marrë frymë lirisht. Mendova ta filmoj këtë video sepse po e shoh që njerëzit mendojnë se ende ky virus kalon lehtë, por ai në fakt më ka shkatërruar jetën”.
Më tej Giani ka treguar se si ky virus ndryshoi të gjithë rrjedhën e jetës për një kohë mjaft të shkurtër.
“Kam punuar si menaxher, jam kujdesur gjithmonë për babain, gjithashtu jam marrë sistematikisht me sporte. Më duhet ta pranoj se e kam nënvlerësuar virusin. Mendoja që bëhej fjalë për propaganda politike apo ushtarake, mashtrim e gjëra të tjera që lidhen me këto. Ky virus është futur në trupin tim dhe gjithashtu ka vrarë edhe personin më të dashur në jetën time, babain tim. Të gjithë po thonë se COVID-19 është i ngjashëm me një grip sezonal. Ju siguroj që gaboheni. Ai futet në trupin tuaj, depërton në mushkri dhe rrugët e frymëmarrjes. Më e keqja është se nuk dini se si ta luftoni këtë kundërshtar që nuk e njihni. Ju bëj thirrje të jeni të kujdesshëm, të qëndroni nëpër shtëpi së bashku me familjen, shikoni filma, lexoni ndonjë libër apo rrini me orë të zgjatura në rrjete sociale. Vetëm duke ndjekur këto këshilla mund ta rikthejmë jetën në duart tona”, tha ndër të tjera Giani.
Top Channel