Të “sfidosh” koronavirusin/ Në lulishte dhe rrugë dalin shumë persona edhe në Tiranë

17/03/2020 20:45

Është data 17 mars dhe supozohej që të gjithë të ishin ne karantinë por rrugët e Tiranës janë mbipopulluar nga qytetarë të cilët kanë hequr dorë nga qëndrimi në shtëpi. Është e sigurt që janë më të ndërgjegjësuar sa i përket masave të sigurisë me maska dhe doreza apo distanca prej 1 metri nga njeri tjetri por duhet pranuar se ata nuk i binden rregullores për të qëndruar në shtëpi.

Shpesh i është bërë thirrje nga media dhe qeveria por shumica kanë hequr dorë. Theksohet gjithashtu se numri i makinave që qarkullojnë në qytet është më i lartë se ditët e kaluara  dhe shqetësuese është që nuk i binden kërkesës ndaj duhet të kuptojnë se të qëndrojnë në shtëpi sot është një PO e sigurt për t’ju kthyer jetës normale nesër.

Ndoshta rregullorja është ende e paqartë dhe nuk është kuptuar nga shumica e qytetarëve. Atyre të cilëve u lejohet të lëvizin këmbësore apo automjete të ndryshme janë persona të cilët kanë një leje të posaçme apo lëvizin për punë dhe jo për të shëtitur në diell apo të mbushin parqet e kryeqytetit. Të qëndrojmë sot në shtëpi nuk është me një kërkesë apo këshillë por detyrim ndaj duhet ta ndjekim të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA