Të moshuarit duhet të qëndrojnë ne shtëpi si grupmosha më e rrezikuar në këtë kohë pandemie të virusit Covid 19.

Së fundmi qeveria përveç urdhrit për ndalimin e lëvizjes me këmbë pas orës 18:00 ka këshilluar te gjithë te moshuarit që për nevojat bazike do të ndërhyjnë strukturat vendore. Ne ndodhemi në shtëpinë e nënë Landës e cila jeton me bashkëshortin e fëmijët e saj ndodhen jashtë Shqipërisë. Ajo ka 5 ditë e vetëkarantinuar dhe do të na përcjellë një mesazh të rëndësishëm pse duhet te qëndrojë në shtëpi.

“Patjetër që duhet të qëndrojmë , te jemi të sigurtë. Burrin e kam të paralizuar jam e vetme. Po na ndihmojnë këta të qendrës sociale me ushqime. Unë e kam frekuentuar qendrën sociale po ushqimin na e ndërprenë ne godinë prej koronavirusit e po na i sjellin këtu në shtëpi”.

Nënë Landa është një nga nënat e para që ka qene te qendrat sociale, është një nenë e vetmuar. Dhe ne jemi mobilizuar si struktura vendore jo vetëm shërbimi social që te mundemi që të paktën ushqimin ta çojmë pranë banesave të tyre, në këto kushte higjienike, me maska dhe doreza.

Ushqimin e blini ju apo të moshuarit?

Bashkia e Tiranës ka gjithë databesën e të moshuarve që kanë marr shërbim ditor te qendrat tona sociale e po ua çojmë atyre tani për tani

Kjo është situata, fillimisht e marrin shërbimin ne shtëpi ata që frekuentonin qendrat sociale , ndërkohë që për të gjithë te moshuarit e tjerë që nuk kanë familjarët apo fëmijët afër , për ata po bëhet një grumbullim të dhënash e do të funksionoje ne te njëjtën mënyrë ne ditët në vijim

Top Channel