Mbyllja e kufijve tokësor të Shqipërisë dhe ndërprerja e fluturimeve nga disa kompani ajrore ka bërë që shumë shqiptarë të bllokohen në pika të ndryshme kufitare apo edhe aeroporte.

Në numrin e rubrikës Ti Raporton në Top Channel janë të shumta mesazhet e qytetarëve që apelojnë për ndihmë.

“Unë sot kisha fluturimin për tu kthyer në Tiranë. Fluturimi ishte Frankfurt-Beograd-Tiranë. Kur paraqitem ne Gate unë dhe 3 shqiptarë te tjerë u ndaluam të fluturonim sepse shteti Serb kishte dhënë urdhër që nuk do të fluturonte asnjë shtetas tjetër veç atyre me shtetësi serbe. Kjo gjë ndodhi pa asnjë njoftim zyrtar”.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është ngritur task forca (grup emergjence) enkas për ti ardhur ne ndihmë çdo shqiptari i cili ndodhet përtej kufijve dhe ka mbetur atje për shkak të pandemisë se krijuar nga COVID-19.

Çdo numër emergjence ne përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë-se ne bote është funksional! Ky grup i posaçëm po merret rast pas rasti. Personat e bllokuar në kufirin me Serbinë duhet të kontaktojnë në numrin e urgjencës së Ambasadës +381 63309598 – kontakti mund të jetë edhe përmes Viber ose WhatsApp-it. Sipas kërkesave të palës serbe, të dhënat e dërguara duhet të përmbajë: Emrin dhe mbiemrin e personit. Numrin e pasaportës dhe kombësinë.

Pikën kufitare të hyrjes në Serbi. Pikën kufitare të daljes nga Serbia dhe destinacionin përfundimtar.Targën e makinës dhe llojin (psh Mercedes etj.) Informacione rreth shoferit dhe një numër kontakti të tij. Të dhënat e mësipërme i përcillet ambasadës me email:
[email protected] ose me viber & WhatsApp.

Ministria për Europën dhe punët e Jashtme thotë se Linjat ajrore po mbyllen një e nga një orë pas ore! Nëse qytetarët shqiptarë nisen pa marre informacion se ku po shkojnë do të mbeten ne pritje neper kufij sepse shtetet kane vendosur rregullat e tyre për tu mbrojtur. Prandaj përpara çdo udhëtimi qytetarët duhet të kontaktojnë me përfaqësinë diplomatike shqiptare./Muhamed Veliu/

Top Channel