Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi mobilizimin e FSK-së dhe rritjen në maksimum të nivelit të gatishmërisë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
FSK-ja duhet të ndihmojë në parandalimin, përballjen dhe kapërcimin e situatës, ka deklaruar Thaci. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama siguroi se ajo e ka kapacitetet të përballet me çdo nevoje. Numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka mbërritur në 16, ndërsa qeveria nuk priti më gjatë për të shpallur gjendjen e emergjencës për shëndetin publik.
Rasti i fundit ishte ai i një shtetaseje të mbërritur në Kosovë nga Londra, gjendja e të cilës është e stabilizuar. Shoqata e Rrjetit të Shitësve me Pakicë në Kosovë bëri ndërkohë të ditur se dyqanet e produkteve ushqimore, duke filluar nga data 17 mars, do të punojnë me orar 12-orësh.
Ky veprim merret si masë për të penguar përhapjen e koronavirusit. Orari i dyqaneve me pakicë, sipas Rrjetit të Shitësve me Pakicë, do të jetë prej orës 8:00 deri në ora 20:00. Në Kosovë, zakonisht disa dyqane ushqimore punojnë deri në mesnatë, e disa të tjera edhe 24 orë.
Top Channel