Një snajper i degës Shërbimit Federal të Mbrojtjes Protective në Rusi është gjetur i vdekur në Moskë, raportojnë mediat vendase.

Ushtaraku profesionist 24-vjeçar u gjet me një plagë plumbi në kokë dhe kishte vdekur në vend. Trupi i tij u zbulua nga një i njohur, i cili kishte ardhur prej ndërprerjes së kontakteve të viktimës prej disa ditësh.

Dera e apartamentit të tij ishte e mbyllur dhe personi ishte detyruar të ngjitej nga dritarja e kuzhinës, ku dhe gjeti të vdekurin.

Burimet bënin të ditur për mediat se pranë trupi u gjet një pistoletë “Osa” (si në figurë) e cila mbahet nga forcat ku ai shërbente. Të dhënat paraprake tregonin se plaga në kokë ishte shkaktuar nga pikërisht kjo armë dhe pista kryesore e hetimeve është ajo e vetëvrasjes. Në shtëpi nuk u gjet letër vetëvrasjeje.

Viktima kihste shërbyer në njësinë No.11488 të Forcave Federale të Sigurisë të cilat përbëhen nga snajperë të grupit të sigurisë së presidentit rus.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel