Pandemia e Covid-19 ka marrë jetën e më shumë se 6.500 njerëzve në mbarë botën, sipas një studimi nga Universiteti John Hopkins, ku numërohen më tepër viktima jashtë Kinës, ku besohet se virusi ka origjinën, duke u përhapur me një shpejtësi të jashtëzakonshme në 155 vende anembanë botës.

Llogariten të paktën 170.000 njerëz të infektuar nga Covid-19 dhe mbi 6.500 (shifra aktuale 6.509) viktima, raste këto të konfirmuara, sipas një raporti të ‘Reuters’, në të cilën numërohen pacientë nga 156 vende të botës.

Një bilanc i fundit nga Italia numëron 24.747 persona të infektuar dhe 1.809 viktima, vend ky që renditet në vend të dytë, pas Kinës, për numrin e lartë të vdekjeve.

Këtë të hënë, Kina raportoi shifrat, 81.032 raste me të infektuar dhe 3.217 viktima.

Numërohen të paktën 45 vende të cilat kanë miratuar ndalime të pjesshme të udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Këtë të hënë, vetëm në SHBA arritën më tepër se 3.600 raste të konfirmuara me koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA