Rrëqethëse në Itali/ Mjeku 57-vjeçar shërohet nga CoVid-19, por shpreh dëshirën njerëzore: Dua të kthehem në punë, tu shërbej të prekurve

16/03/2020 16:31

ITALI- Është 57-vjeç dhe një mjek tepër i zoti, i cili sapo është rikuperuar nga koronavirusi, por dëshira e tij për të shpëtuar jetë njerëzish nuk e ka trembur përballë këtij “përbindëshi” që po kërkon të vrasë viktimën e radhës.

Kështu mjeku italian R.I është shprehur se dëshiron që të kthehet sa më parë në detyrën e tij për tu shërbyer pacientëve që janë prekur nga CoVid-19.

Kirurgu u infektuar teksa shërbente në spitalin e Alzano në Lombardi por pas 15 ditësh në karantinë atij iu kryen sërish teste dhe rezultati ishte negative që do të thotë se ai tashmë është shëruar nga koronavirusi.

“Mua më shkoi mirë, temperaturën nuk e pata më të lartë se 37 gradë. Por dua të shkoj menjëherë në spital, sepse janë disa mjekë të tjerë në karantinë dhe aty ka shumë nevojë për mua”, thotë mjeku R. I.

I pyetur nëse izolimi është rruga e drejtë për t`u ndjekur, ai përgjigjet: “Po, sepse ky virus ka një aftësi përhapjeje, e cila nuk është parë kurrë më parë”. Karantinën në shtëpi rrëfen se e kaloi mes kuzhinës, librave dhe kurseve online.

Alzano Lombardo ishte një prej vatrave të para në shpërthimit të virusit në Bergamo. Kriza atje nisi diku nga 22 apo 23 shkurti, e pak ditë më vonë, mjeku zbuloi se ishte dhe vetë pozitiv. “Të gjithë pacientëve, të rinj e të vjetër, u them të njëjtën gjë: do të bëjmë maksimumin tonë për t`ju shëruar”, shprehet R.I.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA