Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku…/ Paris, qytetarët e kalojnë kohën buzë Senës

16/03/2020 12:44

Pavarësisht frikës së koronvirusit, dhe masave të forta qeveritare, banorët e Parisit kanë zgjedhur ta shijojnë si përherë të djelën në buzë të Senës.

Edhe pse Italia fqinej po izolohej e gjitha prej virusit që ka marrë atje me qindra jetë njerëzish, autoritetet franceze ngurruan deri vonë t’i mbyllnin kafenetë, ku vibron jeta sociale e vendit. Njerëzve thjesht u kërkohej të mbanin distancën mes tryezave.

“ Është krijuar një atmosferë shumë stresuese. Na duhet të jemi të kujdesshëm, por edhe t’i ruajmë kontaktet me njerëzit. Na nevojitet jeta sociale”, thoshte menaxherja Alexandra Baronnet.

Por në fund, edhe qeveria franceze u dorëzua e urdhëroi mbylljen e hapësirave jo të dosmosdoshme publike, një masë që zbatohej për restorantet, baret, kinematë, klubet e natës dhe disa biznese tjera. kryeministri Edoard Philippe po ashtu i kërkoi popullatës franceze që të kufizojë udhëtimin nga një qytet në tjetrin. Ndërkohë situata në vend po përkesohët shpejt; Francë shënon 127 vdekje nga Covid 19 e 5.300 te prekur; më shumë se gjysma e 300 pacientëve që ndodhen në terapi intensive ne vend, janë nën moshën 60 vjec.

Top Channel