Koronavirusi/ Sinodi i Shenjtë i Kishës greke lë faltoret hapur por pa meshë

16/03/2020 22:05

Sinodi i Shenjtë i kishës greke vendosi ti lerë kishat hapur vetëm për lutje personale (kushdo, shkon të ndezë një qiri dhe te lutet), por nuk do të ketë mesha gjatë ditëve, me përjashtim të meshës të së dielës e cila do të zhvillohet në orët me mëngjesit dhe nuk do të kungohet duke iu dhënë besimtarëve proforin me një lugë të përbashkët.

Sinodi i shenjtë iu lutet personave të moshave të treta dhe qe janë më të prekshme prej CoVid-19, të shmangin praninë e tyre në kisha dhe nëse e bëjnë, të qëndrojnë sa më pak në to dhe të kontaktojnë sa më pak besimtare. Anulohen përkohësisht martesat dhe pagëzimet. Varrimet do të bëhen vetëm me anëtarët e afërm të të ndjerit.

Ceremonitë përkujtimore do të zhvillohen vetëm në varreze. Sonodi i shenjtë iu bën thirrje gjithë besimtarëve të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të mos dalin prej tyre, por te zbatojnë urdhrat e qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA