Karantina rriti çmimet/ Më të prekurat janë agrumet, tregtarët: Shumë të kërkuara
16/03/2020 19:54
Koronavirusi në vendin tonë solli rritje të çmimit të fruta perimeve. Abuzimet më të mëdha janë bërë me ushqimet që rekomandojnë mjekët. Sipas tregëtarëve çmimi i limonit dhe i portokallit është rritur sepse nuk janë fruta të stinës.
Por konsumatori mendon ndryshe. Vetëm brenda 24 orëve të fundit drejt numrit të gjelbër janë bërë 160 denoncime dhe 75 % e tyre kryesisht janë bërë për tregun ushqimor.
Në fletoren zyrtare është publikuar akti normativ i cili merr masa të menjëhershme ndaj tregtarëve që abuzojnë. 5 mln lekë për tregëtar e shumicës dhe 100 mijë lek për tregtarët e pakicës. Nëse kjo vepër përsëritet atëherë abuzuesve do tu mbyllet aktiviteti për 6 muaj.
Top Channel