Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 10ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 20ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3-4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 08ºC dhe në zonat e ulëta nga 04ºC në 09ºC.

Top Channel