TIRANË- Teksa sot është dita e tretë e “shtet rrethimit” në kuadër të masave kundër koronavirusit, ministria e Kulturës ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të argëtuar njerëzit të cilët janë mbyllur në shtëpitë e tyre.
Kjo nismë vjen pas nismës së ndërmarrë nga emisioni “Hipokrati” në Top Channel ku në orën 17:30 qytetarët dolën duke duartrokitur në ballkon.
Ministra e Kulturës fton të gjithë instrumentistët që të bëjnë muzikë në shtëpitë e tyre ndërsa qytetarët e tjerë të hapin dritaret dhe të dëgjojnë.
“Hapni dritaret
Lëreni muzikën të hyjë në shtëpitë tuaja
Ftojmë të gjithë instrumentistët, të zgjojnë qytetin me tingujt e tyre
Bëjmë muzikë nga shtëpia
Ditën e diel ora 12:00″, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Top Channel