CoVid-19/ Messi mesazh të fortë: Shijoni momentet pranë familjes…nuk mund t’i keni gjithmonë

14/03/2020 20:25

Ashtu si Cristiano Ronaldo edhe Lionel Messi ka dhënë një mesazh të fortë për tu ruajtur nga koronavirusi.

Ylli i Barcelonës me anë të një reagimi në Instagram shkruan se këto ditë që po kalojmë janë të vështira. Messi shkruan se duhet të mbështesim mjekët pasi ata janë në vijën e parë që mund të preken nga ky virus.

“Janë ditë të vështira për të gjithë. Ne jetojmë të shqetësuar për atë që po ndodh dhe duam të ndihmojmë ta vendosim veten në vendin e atyre që po vuajnë, mjekëve qoftë sepse sëmundja mund të prekë direkt ata ose familjen dhe miqtë e tyre, ose sepse ata janë duke punuar në vijën e parë për ta luftuar atë në spitale dhe qendra shëndetësore. Unë dua të dërgoj shumë forcë për të gjithë ata. Shëndeti gjithmonë duhet të vijë i pari.

Është një moment i jashtëzakonshëm dhe ju duhet të ndiqni udhëzimet e organizatave shëndetësore dhe autoriteteve publike. Vetëm në këtë mënyrë ne mund ta luftojmë atë në mënyrë efektive. Është koha për të qenë të përgjegjshëm dhe të qëndroni në shtëpi. Është gjithashtu koha perfekte të shijoni momente që nuk mund t’i keni gjithmonë. Një përqafim dhe shpresojmë se mund ta kthejmë këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA