15 vjeçarja vret gjysmë-vëllanë e vogël me thikë, shkruan me gjakun e tij mesazh për nënën

14/03/2020 17:36

Një vajzë e shkollës së mesme akuzohet se ka vrarë me thikë vëllanë e saj të vogël dhe me gjakun e tij ka shkruar në mur një mesazh për të ëmën.

15-vjeçarja e identifikuar vetëm me emrin Oliwia, akuzohet se ka goditur me thikë vëllanë e saj tre vjeçar më shumë se njëzet herë.

Policia konfirmoi më tej se adoleshentja e sëmurë me gjakun e viktimës ka shkruar në mur njëmesazh për nënë e tyre, por refuzuan të tegonin çfarë kishte shkruar.

Në kohën e ngjarjes makabre adoleshentja ishte vetëm nështëpi me të vëllanë në Detmold, Gjermani, teksa nëna i kishte kërkuar të kujdesej për Nikon.
Kur nëna Agnieszka, 46 vjeçce u kthye në shtëpi, Niko ishte i vdekur dhe Oliwia ishte zhdukur.
Oliëia u gjet më vonë rreth 10km larg vendngjarjes dhe u arrestua pa rezistencë.

Nje ish i dashur i nënës së Oliwia, i identifikuar si Dimitri, tha: “Agnieszka dhe unë u ndamë para tre muajsh – Oliwia ishte xheloze për të voglin dhe ndjehej e lënë pas dore.”
Familja ishte vendosur në Gjermani në 2013, pasi erdhën nga Lodz, Poloni.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel