Kryeinspektori i Republikës në Top Talk: Të hënën mbledh drejtuesit e dhomave të tregtisë. Ja çfarë do t’iu komunikojë

13/03/2020 20:05

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar Kryeinspektori i Republikës së Shqipërisë Shkëlqim Hajdari.

Gjatë fjalës së tij Hajdari paralajmëroi një takim ditën e hënë së bashku me forumin ekonomik mbarëkombëtar Shqiptar, të përbërë nga boshti Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë. Qëllimi i këtij takimi sipas kryeinspektorit është të nxisin bizneset prodhuese që të prodhojnë dhe nga ana tjetër t’i “detyrojë” ato që të shesin produkte po me të njëjta çmime si më parë dhe të mos përfitojnë nga kjo situatë emergjente.

Denis Dyrnjaja: Zoti Hajdari në fakt gjuha që ju përdorini është mjaft strikte edhe duke i bërë një lloj paralelizmi me situatën  na krijon një lloj represioni psikologjik po them. Duke pasur parasysh edhe gjendjen e rënduar psikologjike nga vetë sëmundja, nga vetë situate ku ndodhemi. Si do të veproni që të mos ndihet kjo lloj presioni mbi biznesin mbi sipërmarrjen, pra në përgjithësi të mos e kemi këtë lloj peshe psikologjike.

Shkëlqim Hajdari: Mesa jam në dijeni në fillim të javës, forumi ekonomik mbarëkombëtar shqiptar, Shqipëri, Kosovë Maqedoni, të treja vendet janë në karantinë do të mblidhen nën drejtimin e kryetarit zotit Nagip Fezi. Do të diskutojmë me njëri-tjetrin sesi ti sensibilizojmë kolegët e tyre prodhues, në territoret e Shqipërisë Kosovës dhe Maqedonisë. Që nga njëra anë të vazhdojnë të prodhojnë dhe të vazhdojnë t’i ofrojnë publikut me ato çmime siç kanë punuar. Mos të përfitojnë nga situate për të rritur çmimet. Nga ana tjetër të sensibilizojnë të gjithë drejtuesit që punonjësit e tyre që nga mënyra që i marrim nëpër shtëpia, në mënyrën sesi punojmë dhe mënyrën sesi I kthejmë nëpër shtëpia, të jenë ato masa sigurie të cilat nuk janë masa që nuk zbatohen. Këtu nuk ka vend për panik. Janë masa sigurie shumë të thjeshta, vetëm se duan pak durim, duan qetësi, janë çështje standard që na mësojnë ne që të qëndrojmë në rrallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA