Frika e koronavirusit, vetëizolohet kryeministri kanadez!

13/03/2020 02:15

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau është vetëizoluar për shkak të koronavirusit njoftoi zyra e tij. Gruaja e shefit të ekzekutivit kanadez, Sophie Gregoire-Trudeau, nisi të shfaqë simptoma të buta të sëmundjes mbrëmjen e së mërkuës pasi u kthye nga Londra, ku kishte qenë e pranishme në një event, në të cilin ishte referuese.

Çifti Trudeau po qëndron në shtëpi derisa të kthehen rezultatet e testeve. Vetë kryeministri nuk po shfaq ndonjë simptomë. Aktualisht ka rreth 103 raste të konfirmuara të koronavirusit në Kanada.

Sipas këshillës së mjekut të tij, Trudeau po vazhdon aktivitetet e përditshme ndërsa është duke monitoruar shëndetin e tij, dhe po punon nga shtëpia, thuhet në deklaratë. Trudeau ishte planifikuar të zhvillonte takime gjatë dy ditëve të ardhshme në Otava me drejtues të krahinës.

Ato takime janë shtyrë. Për momentin, ai do të komunikojë përmes telefonit për çështje që lidhen me reagimin e Kanadasë ndaj pandemisë. Një tjetër politikan kanadez, Jagmeet Singh, është mbyllur në shtëpi sepse nuk ndihej mirë. Edhe pse mjekët i kanë thënë se simptomat e tij nuk janë në përputhje me koronavirusin, ai ka zgjedhur ta kufizojë kontaktin me publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA