Modelja nuk njeh “kufij”/ Pozon nudo në “Hagia Sophia” të Turqisë

12/03/2020 22:42

Modeja e njohur e “Playboy”, Marisa Papen, mund të përballet deri me tre vite burg në Turqi, për fotografitë nudo të realizuara në vendet fetare. Modelja super sexy u kritikua ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi pozoi nudo në xhaminë e famshme të Stambollit “Hagia Sophia”.

Në foto, Marisa shihet teksa ngre një burka që ajo mbante veshur dhe zbuloi pjesët e saj intime, pranë derës kryesore të xhamisë inkonike otomane, që tashmë përdoret si një muze në Stamboll. “Ndërkohë Zyra e Prokurorit Publik të qytetit turistik ka lëshuar një urdhër për arrestimin e saj dhe e akuzon atë për “veprime mashtrimi” dhe “poshtërim publik të sovraniteteve të shtetit”, shkruajnë medait lokale.

Kjo do të thotë që modelja mund të arrestohet dhe si rrjedhojë rrezikon deri në tre vite heqje lirie, shkruajnë mediat e huaja. Kjo nuk është hera e parë që Marisa vendoset në qendër të vëmendjes për foto të kësaj përmbajtje, pasi në të kaluarën 27 vjeçarja u vendos në kryefjalën e gazetave botërore për polemikat e saj antifetare, të cilat përshinin foto nudo me një kryq gjigant në Vatikan.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA