Rusi, propozohet ndryshim kushtetues për zgjatjen e mandatit të presidentit

11/03/2020 04:26

Presidenti rus Vladimir Putin tha se është dakord me propozimin për një ndryshim në Kushtetutë që i lejon atij të kërkojë një mandat tjetër presidencial, por vetëm nëse miratohet nga Gjykata Kushtetuese.

Presidenti Putin i bëri komentet të martën në dhomën e ulët të parlamentit. Aktualisht, kushtetuta lejon që një president të shërbejë për dy mandate të njëpasnjëshme gjashtë vjeçare. Sipas kushtetutës, 67 vjeçari Putin duhet të tërhiqet në vitin 2024 kur të mbarojë mandati i tij i dytë radhazi si president.

Por, ligjvënësja e Partisë Rusia e Bashkuar, Valentina Tereshkova, propozoi sot një ndryshim kushtetues që do ta rikthente në zero mandatin presidencial të Putinit për shkak të ndryshimeve gjithëpërfshirëse të kushtetutës që janë duke u debatuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA