Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta largojë taksën 100 përqind.

Ai tha se i ofrojnë gjithë mbështetjen e LDK-së që ta heqë sa më shpejtë taksën ndaj Serbisë, e për këtë ai tha se askush nuk do ta konsiderojë frikacak.

“Tarifa duhet të hiqet dhe për këtë dakordohemi të gjithë ose një shumicë e deputetëve. Edhe AAK që është kundër heqjes së tarifës do të na bashkëngjitet në procesin e unifikimit, qëndrimit kosovar përballë atij serb në negociatat e udhëhequra nga ShBA-të, të paktën këto janë deklaratat publike të tyre.. Kërkojë nga kryeministri Kurti duke i ofruar gjithë mbështetjen e LDK-së të heq sa më parë tarifën në mënyrë të plotë. Z. Kryeministër prej teje, prej nesh këtu priten vendime. Askush nuk do tà « të konsiderojë frikacak sepse iu nënshtrove presionit amerikan. Këtë gurë në qafë e ke trashëguar dhe nuk ke pse e mbanë as përkohësisht në kundërshtim me interesat dhe kërkesat e popullit të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se heqja e taksës nuk është në kundërshtim me vullnetin e popullit, por njerëzit tha se do t’i gjykojnë një ditë nëse si qeveri ftoh raportet me ShBA-në.

Gashi u shpreh se askush nga miqtë amerikanë dhe evropianë nuk i ka mbështetur këto masa, derisa tha se tarifa ka pasur pasoja negative për Kosovën.

Po ashtu, ai tha se tarifa ishte një mjet dhe jo qëllim, mjet keq i përdorur që e ka dëmtuar Kosovën.

Sipas tij, mbajtja dhe vonesat për heqjen vazhdon ta dëmtojë Kosovën. Ai tha se duke hequr taksën, nuk heqin dorë nga qëllimet por heqim dorë nga një mjet i shpenzuar.

Sipas tij, pa ShBA-në nuk ka zgjidhje të problemit të Kosovës, ndwrsa shtoi se nuk duan një dialog të udhëhequr nga BE pa ShBA-të në të.

Top Channel