Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlandi, me të cilin ka biseduar lidhur me përhapjen e koronavirusit, si fenomen shqetësues, si dhe për situatën politike në vend.

“Sot zhvillova një takim me ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlandi. Krahas shqetësimit të madh lidhur me koronavirusin, që fatkeqësisht po përhapet çdo ditë e më shumë, diskutuam edhe për situatën politike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Top Channel