Paralelisht në dezinfektimin e institucioneve publike, shkollave, kopshteve, çerdheve, qendrave në territorin e Bashkisë Pogradec, ka nisur puna edhe për dezinfektimin e rrugëve, hapësirave publike, linjat e transportit dhe njëkohësisht edhe në komisariatin e policisë.

Bashkia e Pogradecit fton qytetarët e bizneset të zbatojnë me rigorozitet masat e higjienës personale, të dezinfektojnë ambientet ku jetojnë e punojnë dhe të kufizojnë në maksimumin e mundshëm lëvizjet dhe qarkullimin e panevojshëm.

Nga data 9 mars 2020, kur në Shqipëri u konstatuan rastet e para me Covid-19, Bashkia e Pogradecit ka hartuar një plan të detajuar veprimi dhe masash të nevojshme për pengimin përhapjes së virusit tek qytetarët.

Top Channel