Tritol në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Shkodër, pasi u kap duke transportuar me automjet tre shtetas me origjinë afrikane, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi.
Arrestimi u krye pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Destinationi”.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi edhe automjetin e përdorur për transportin. Sipas bluve të Shkodrës, tre shtetasit e huaj nuk dispononin dokumente identifikimi dhe dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
Njoftimi i policisë:
DVP Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Destinationi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.
U kap në afërsi të PKK Hani i Hotit, duke transportuar me automjet, 3 shtetas të huaj që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.
Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin 3 shtetasit e huaj.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Destinationi”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. U., 44 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, në rrugën nacionale pranë PKK Hani i Hotit, duke transportuar me automjetin e tij, 3 shtetas me origjinë afrikane, që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi. 3 shtetasit e huaj nuk dispononin dokumente identifikimi dhe dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel