Yje të ekranit shihen me doreza, doktorët: Vetëm larja e duarve është me e efektshme ndaj koronavirusit

10/03/2020 15:32

Yje të njohur të ekranit janë parë së fundmi duke dalë në publik me doreza teksa përpiqen të mbrojnë veten nga koronavirusi por ekspertët kanë hedhur shpejt poshtë shembullin e tyre.

OBSH ka nxitur publikun t’i japë prioritet higjenës së mirë personale dhe asaj të duarve dhe jo sjelljeve inefektive si mbajtja e maskave apo e dorezave.

“Maskat e dorezat të japin një sens të rremë sigurie dhe i bëjnë njerëzit që të mos i ljanë shpesh duart me ujë e sapun, që në fakt është gjëja më e mrië që mund të bëjnë”, tha Dr Claudia Pastides në Londër, duke shtuar se sëmundja përhapet vetëm me anë të piklave të pështymës.

Por kjo duket se nuk i ka ndaluar figura të njohura si Sylvester Stallone, Dame Joan Collins të mbajnë dorezqa në publik.

Stallone është parë me doreza teksa blente ushqime në Beverly Hills ndërsa Dame Joan, 86 vjeçe i mbante të dielën në Londër.

Edhe mbretëresha britanike 93 vjeçare ishte në faqet e apra të gazetave të dielën kur doli me doreza për herë të parë në një ceremoni zyrtare, duke treguar frikën e familjes mbretërore.

Kreu i shëndetit publik në Angli tha: “Ne nuk rekomandojmë përdorimin e dorezave për publikun e përgjithshëm. Njerëzit duhet t’i japin prioritet higjenës personale, respiratore dhe asaj të duarve”.

Dr Pastides ishte dakord: “COVID-19 përhapet në 2 mënyra. Së pari duke thithur piklat e bartura me virus që lëshohen kur njerëzit e infektuar flasin, kolliten apo teshtijnë, dhe së dyti kur njerëzit prekin sipërfaqe me pikla të virusit dhe më pas fusin duart e tyre në gojë hundë ose në sy”.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel