Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo.

Erdoğan priti Ribon në Kompleksin Presidencial, ku i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar.

Pasi Ribo njoftoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdoğan, më pas kaluan në fotografim.

Ndërkohë, pasi Ribo zgjati dorën për t’u përshëndetur, Erdoğan i tha “Korona” dhe e përshëndeti duke e vendosur dorën në gjoks./AA/

https://www.facebook.com/AnadoluAgencyShqip/videos/1258560457679577/

Top Channel