MASR shpërndan “udhëzuesin për klasat virtuale” për orientimin e mësuesve, nxënësve dhe prindërve

10/03/2020 14:37

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini në rrjetin e saj social Facebook ka publikuar “Udhëzuesin për Mësimin në Kushtet e Shtëpisë”, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19.

Ky udhëzues elektronik do të mbajë aktiv mësimin në kushtet e shtëpisë dhe ka për qëllim t’i mbajë nxënësit të angazhuar me përmbajtjen lëndore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani, për të mos u shkëputur nga procesi i të nxënit, deri në rifillimin e procesit të rregullt mësimor.

Maturantët, nxënësit, mësuesit dhe prindërit tashmë do të dinë që të orientohen për punët e tyre online në kushtet e shtëpisë. Kjo është një mënyrë për të ndarë më së miri detyrat për institucionet arsimore, mësuesit, prindëri, nxënësit dhe maturantët në mënyrë që ata të marrin rendimentin më të mirë nga shkolla në kushte shtëpie.

Top Channel