Hashim Thaci deklaroi se takimi me kryeministrin Albin Kurti ishte konfirmuar që nga e premtja. Kurti nuk shkoi sot në takimin e parashikuar me presidentin e për këtë renditi dy arsye, duke nisur me faktin që sot kishte për të folur në kuvend Vasfije Krasniqi-Goodman, e duke shtuar më tej se ka takuar krerët e partive politike.

Në këtë linjë, deklaroi se si kryetar i VV nuk as interes e as gatishmëri ta takojë presidentin, por si kryeministër e ka detyrim e do ta bëjë në një moment tjetër. “Kujtojmë se para disa ditësh, kryeministri Kurti kishte kërkuar ta takohej me presidentin Thaçi, që të koordinohen për politikën e jashtme, mirëpo Thaçi nuk i kishte shkuar në takim”, ishte reagimi i VV. Vetë kreu i shtetit u shpreh dhe ai I gatshëm ta takojë kryeministrin në një moment tjetër.

“Do ta takojë kur mendon që është në interes të takohemi, por Kosova nuk ka kohë për të humbur që ti pres teket apo hujet askujt…”, shprehet Thaçi.

Presidenti shtoi se kur kanë qenë të bashkuar, kanë pasur më shumë sukses.

Top Channel