463 të vdekur, 7.985 të infektuar, 724 të shëruar; vetëm gjatë 24 orëve të fundit, bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali u rëndua me 97 vdekje.

Gati 1600 infektime të reja janë shënuar që nga e diela. Numri i rasteve në vendin fqinj pa rritet në mënyrë të pafrenueshme, në një kohë kur në Kinë, vendi ku e pati origjinën sëmundja që po frikëson botën, përhapja e koronavirusit po ngadalësohet gjithmonë e më shumë.

Autoritetet italiane kanë vënë në karantinë rreth 16 milionë persona në rajonet e veriut, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes që shkakton probleme me rrugët e frymëmarrjes. Në të gjithë Europën, numri i jetëve të humbura nga koronavirusi llogaritet në mbi 500.

“Kjo është momenti më i vështirë për ne. Ata që shkelin karantinën në zonat e kuqe, përballen me penalizime”, deklaroi kryeministri Giuseppe Conte.

Në Shtetet e Bashkuara, dy anëtarë të kongresit që kishin qenë në kontakt me një person që kishte virusin. Dhe një numër vendesh të tjera kanë njoftuar rastet e tyre të para. Virusi ka arritur tashmë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara dhe zonat përreth tij .Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por por përjashtoi mundësinë e karantinave masive.”Mesa kemi parë në Kinë dhe Itali, do të duhej një karantinë masive, që do të shkaktonte bllokime të mëdha për shoqërinë dhe ekonominë”, tha Cuomo.

Në Iran numri i rasteve ndërkohë ka mbërritur në 6 mijë, ndërsa për shkak të virusit në këtë vend, gati 70 mijë persona janë liruar nga burgjet.

Top Channel