I dërgonte foto gjysmë të zhveshura dhe mesazhe erotike, punonjësja i bën “gjëmën” shefit

09/03/2020 18:39

Një punëtore e pastrimit të rrugëve në Angli, ka përfituar 74,000 mijë paund kompensim, pasi shefi i saj i dërgonte fotografi gjysmë të zhveshur dhe rreth 2500 mesazhe ngacmuese dhe kur gruaja i transmetoi se do ta denonconte, ai e kërcënoi se do ta vriste dhe varroste nëse e kryente një veprim të tillë.

Grant Bosence, 53 vjeç, o dërgoi një pafundësi mesazhesh ngacmuese punonjëses Kim Beaney, duke i shkruar se do t’i ofronte një darkë në këmbim të seksit. Kur gjendja u bë e papranueshme, Beaney, e kërcënoi shefin e saj se do ta denonconte në polici, por ai e kërcënoi se do ta vriste dhe do të varroste atë, nëse e kryente një veprim të tillë.

Megjithatë, nëna e dy fëmijëve e denoncoi rastin dhe tashmë ka fituar një kompensim prej 74,000 mijë paundësh, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë këtë gjë nuk e bëra për të filluar një karrierë të re dhe me perspektivë për të ardhmen. Përkundrazi pësova për muaj të tëra ngacmime nga ish-shefi im. Durova shumë, pasi kisha frikë se do të humbisja punën”, u shpreh gruaja.

Gjithçka nisi nga një intervistë pune. Kim aplikoi për një vend pune, si punonjëse e pastrimit të rrugëve, por që nga ajo ditë dhe për disa muaj rresht, shefi i dërgonte në rrjete sociale një mori mesazhesh ngacmuese. Ajo u shpreh se shpesh i kthente përgjigje shefit se ishte në kërkim të një pune dhe jo të një burri.

Mesazhet shtoheshin dita ditës dhe përmbajtja e tyre gjithashtu. Shefi i shkruante punonjëses se ishte mjaft e bukur dhe “sexy” dhe sistematikisht i dërgonte foto gjysmë të zhveshura.

Sakaq, kur e pa që shefi nuk ndryshoi qëndrim, Kim dërgoi në drejtim të institucionit në të cilën punonte shumë ankesa, por asnjë nuk u mor për bazë nga eprorët dhe gjendja avanconte gjithnjë e më shumë. Por vetëm me denoncimin e Kim në polici dhe më pas dërgimin e çështjes në gjykatë, gruaja arriti që të gjente zgjidhje dhe të përfitonte 74,000 mijë paund kompensim.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA