Makinat elitare, me performancë të lartë, britanike, pa tavan dhe me çmime marramendëse, duket se janë trend këto ditë. MekLaren, Bentley dhe tani edhe Aston Martin, kanë prezantuar të gjitha makina me prodhim të kufizuar, me çmime me shtatë shifra, ose shumë pranë shtatë shifrave, dhe pa tavan.

Hyrja e Aston Martinit, në këtë fushë shumë të limituar, V12 Speedster, u prezantua online këtë javë. Speedster, ashtu si edhe shumë risi të tjera, duhet të ishin prezantuar në Geneva Motor Show, por eventi i përvitshëm u anulua për shkak të koronavirusit.

Vetëm 88 V12 Speedsters do të prodhohen dhe do të kenë të gjithë një çmim fillestar prej 950 mijë dollarësh secila. Makinat janë një produkt i “Q by Aston Martin”, një divizion ky që ka marrë emrin e karakterit Q në filmat e James Bondit, që krijon aparatura dhe makina të pabesueshme që më pas i përdor agjenti i famshëm. Speedster, ka një motor V12 turbo me 700 kuaj fuqi.

Ajo mund të arrijë nga 0 në 100 km në orë në vetëm 3.5 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 300 km në orë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA