Përputhen është rubrika që ka bërë bashkë, sarkazmin, humorin, batutën dhe të papriturat. Disa javë më parë, u përfol së tepërmi në media një veprim i kryer nga një prej konkurrentëve, Albanit.
Ai kishte marrë shkas nga një postim në Instagramin e Olti Currit, ku një grua bënte thirrje të hapur se kush dëshironte të bëhej babai i fëmijës së saj. Madje për këtë i siguronte letra Angleze si edhe shumën e 30 mijë padundëve. Albani ishte një nga personat që i shkroi vajzës. Ai ishte dakord që të bënte një fëmijë me atë, madje u shpreh i gatshëm ë të mos kishte asnjë marrëdhënie me të dhe fëmijën, nëse ai do të përfitonte të hollat dhe letrave Angleze.
Kaq mjaftoi dhe debati u “ndez” në studio. Mirëpo pak a shumë atë histori e riktheu në memorie analisti i emisionit Olti Curri.
Në momentin që Antoneta ishte duke shpjeguar që në inbxon e saj kishin mbërritur mesazhe, tek thuhej se Albani është puthur me vajza të tjera. Në atë moment ndërhyn Olti duke “thumbuar” duke thënë se Albani atë gjë nuk e bën pa pagesë.
Antoneta: Edhe mua më kanë ardhur mesazhe që Albanin e kam parë duke u puthur me vajza të tjera. Unë s’jam marrë fare me këtë gjë.
Olti: Albani pa pagesë nuk e bën atë punë, kështu që lindin gjëra të tjera.
Top Channel