Skandali seksual/ Bill Clinton rrëfen për herë të parë pse kryente marrëdhënie me Monica Lewinsky-n

07/03/2020 07:01

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, flet për herë të parë për skandalin seksual me ish-praktikanten e “Shtëpisë së Bardhë” Monica Lewinsky, në një dokumentar të quajtur “Hillary”, që i kushtohet bashkëshortes së tij Hillary Clinton.

Clinton thotë se lidhja e tij me Lewinsky-n ishte një nga gjërat që bëri për të menaxhuar ankthet e tij. Bill zbulon se në kohën kur ai u takua me praktikanten brune presioni i punës e bëri të ndihej si një boksier, i cili kishte bërë 30 raunde dhe ai e pa Lewinsky-n si ‘diçka që do t’ia heqë mendjen për pak kohë’.

Ai i kërkon shpesh falje në dokumentar Lewinsky-t dhe thotë se u ndje tmerrësisht keq, që jeta e saj ishte përcaktuar nga lidhja e tyre. Por Bill thotë se në momente të atilla, kur gjërat nuk janë normale, duhet ta përcaktosh normale, duke iu drejtuar ish-praktikantes se duhet të vazhdojë të ecë përpara.

“U shtriva në shtrat dhe ia thashë. U tregova çfarë ndodhi saktësisht, kur ndodhi. Thash se ndihesha shumë keq për këtë. Kemi kaluar shumë gjëra vitet e fundit. I thash se nuk ka justifikim, është e pafalshme ajo që bëra”, rrëfen Bill për momentin kur i tregoi bashkëshortes për tradhtinë. Hillary thotë para kamerave: “Thjesht u shkatërrova. Nuk mund ta besoja. Isha shumë e lënduar personalisht dhe nuk mund ta besoj këtë”.

Skandali desh e çoi në shkarkimin e tij si president në 1998-n, por i mbijetoi gjyqit të Senatit. Bill tregon se ishte i detyruar që të gënjente para jurisë që investigonte për jetën e tij personale, duke e mohuar tradhtinë. Ata nisën një lidhje në nëntor të 1995-s, kur Bill ishte 49 vjeç dhe Monica vetëm 22 vjeçe. Lidhja e tyre sipas kësaj të fundit përfundoi në mars të 1997-s. Ajo ka thënë se kanë kryer vetëm 9 herë marrëdhënie seksuale.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA