25/11 07:31
Në prag të 8 marsit që njihet gjerësisht nëpër botë si dita e gruas, një ekspozitë galerie në Londër ka publikuar disa fotografi të grave gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në fotot e publikuara shikohen gra, të cilat u vendosën në Britani gjatë shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, për të shpëtuar në këtë mënyrë nga persekutimi i ashpër nazist.
Gratë erdhën nga Gjermania dhe Austria dhe u vendosën në Londër, ata shihen teksa janë duke biseduar me njëra-tjetrën, duke blerë në pazar apo duke shërbyer dhe si modele, në një kohë kur fotografia shihej si një formë arti më “serioz” dhe i moderuar.
Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.
Top Channel