Zëvendës presidenti i grupit të PPE, Andrey Kovacev, i pyetur për shtimin e dy kërkesave të tjera për çeljen e negociatave të Shqipërisë është shprehur: “Ne e mbështesim dhe jemi pro”.
“Pozicioni ynë është mbështetës dhe ne mendojmë se hapja e negociatave duhet të nisin dhe ndërkohë duhet të adresohen problemet. Ne e mbështesim dhe jemi pro”, shprehet ai.
I pyetur sa impakt do ketë kriza politike për çeljen e negociatave ai tha:
“Ne nuk do të interpretojmë situatën politike por presim që negociatat të hapen”.
I pyetur për deklaratën e presidentit që ndërkombëtarët po favorizojnë kapjen e drejtësisë ai tha se:
“Unë nuk mund të komentoj diskutimet e politikës të brendshme dhe mendoj se kjo nuk është puna ime. Interesi i qytetarëve të Shqipërisë që partitë politike të bëjnë kompromise të brendshme dhe kjo është interesi i Shqipërisë që të hapen negociatat. Rëndësi ka që Shqipëria të përmbushë kushtet e vëna nga Komisioni i Venecias dhe BE për lirinë e medias dhe gjithë pikat e tjera”.
Top Channel