‘Ti je i shqetësuar se je me PDK-në’- Abazi debaton në Open me Nurellarin
06/03/2020 01:02
Diskutime dhe debate të shumta u zhvilluan në Open në Top Channel. Një debat i fortë u zhvillua mes Adri Nurellarit dhe kreut të Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi. Debati nisi kur Nurellari tha se Albin Kurti ka frikë të futet në dialog.
Albin Kurti e di që dialogu është i vështirë. Ai ka frikë dhe është tërhequr për të fituar kohë. Për të fituar kohë për të pasur një pjesë të dytë, me shpresën që në pjesën e dytë mund të jenë rrethanat më ndryshe- tha Nurellari.
Kjo nuk është e vërtetë. Ju jeni i frikësuar nga qeveria Kurti se jeni i lidhur me PDK-në. Kanë fillua shkarkimet e bordeve tuaja. Keni frikë dhe bëni propagandë për klasën e vjetër por një erë e re po vjen për shqiptarët- tha Abazi.
Top Channel