Në Hong Kong, njerëzit po e shprehin në një mënyrë mjaft origjinale pakënaqësinë e tyre me qeverinë dhe situatën e rënduar politike: po përdorin një rit të lashtë përmes të cilit i bëjnë magji.

Zakonisht, kësaj tradite i ktheheshin ata që donin të ndëshkonin një ish të dashur, një shef apo kolegët e punës; por këtë radhë, listës i janë shtuar dhe politikanët.

“Qeveria nuk vepron në interesin e popullit dhe të taksapaguesve. Për këtë arsye, shumë njerëz po e mallkojnë qeverinë dhe policinë e korruptuar.

Ne duam ta lëshojmë një pjesë të urrejtjes që na është grumbulluar brenda..dhe po e nxjerrim duke shenjestruar në këtë mënyrë sidomos shefen tonë të ekzekutivit, Carrie Lam”, shprehen disa banorë.

Për një shumë parash që nis nga 6 e mund të shkojë deri në 64 dollarë, gratë e moshuara që bëjnë magjinë, ndezin qirinj aromatizues, pëshpërisin mallkime dhe përdorin një këpucë të vjetër për të rrahur me të kukullat prej letre që shpesh kanë të shkruar sipër emrin dhe ditëlindjen e personit të vënë në shënjestër. Të gjitha këto bëhen përpara një lloj faltoreje të vogël, ngritur aty për aty. Një pjesë e personave që morën pjesë në ritual, thanë se pas tij, u ndjenë të lehtësuar!

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA