Ku kanë shkuar njerëzit dhe makinat? Bota para dhe pas koronavirusit

06/03/2020 21:42

Një seri e imazheve satelitore tregojnë pasojat e koronavirusit nëpër botë, duke filluar nga vendet e pelegrinazhit deri te spitalet e sapondërtuara në Kinë.

Imazhet nga “hapësira” janë publikuar nga kompania amerikane “Maxar”. Ajo që bie më shumë në sy në morinë e fotografive është dallimi mes Mekës dhe Pekinit, para dhe pas epidemisë vdekjeprurëse. Në një nga fotot, shikohet qartë që para një muaji Xhamia e Madhe në Mekë frekuentohet nga miliona besimtarë myslimanë, ndërsa aktualisht ajo po mbahet e mbyllur dhe ambientet e brendshme të saj po dezinfektohet.

Gjithashtu paradoks krijon dhe sheshi “Tiananmen” në Pekin, dikur sheshi gumëzhinte nga zhurmat e makinave të shumta, ndërkohë që sot ka marrë epitetin e “vendit fantazmë”. Për më shumë ju ftojmë të shihni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
4/12
Wuhan, Kinë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA