I dërguar i posaçëm i SHBA-së për bisedimet Kosovë – Serbi, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pohuar se SHBA-ja nuk do të çojë dëm ndihmat tona nëse lidershipi i Kosovës vazhdon të dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ne i kemi bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur tarifat edhe pjesshëm janë duke dëmtuar ekonominë e Kosovës dhe SHBA-ja nuk do të çojë dëm ndihmat tona, nëse lidershipi i Kosovës vazhdon të dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë”, shkruar Grenell në Twitter.

Zyra e Kurtit kishte deklaruar se gjatë bisedës që ka pasur me Grenellin, i është konfirmuar se ndihma ndaj Kosovës nuk do të ndalet.

Top Channel