Fjala karma rrjedh nga sanskritishtja që do të thotë aksion, veprim.
Ajo është ekuivalente me ligjin e Njutonit i cili thotë: “ çdo aksion duhet të ketë reaksion”. Kur mendojmë, flasim apo veprojmë, ne e iniciojmë forcën e cila do të ketë reaksionin e duhur. Kjo forcë kthyese mund të modifikohet, ndryshohet apo ndalohet, por shumica e njerëzve nuk janë ne gjendje ta neutralizojnë.
Ky ligj i shkakut dhe pasojës nuk është ndonjë dënim, por ekziston për shkak të mësimit dhe rritjes. Njeriu nuk mund të ikë nga pasojat e veprimeve të tija, por do t’ju nënshtrohet tek atëherë kur të piqen kushte plotësisht për vuajtjen e tij. Injorimi i këtij ligji nuk sjell kurrfarë lëvërdie. Për të mos pasur frikë dhe për të filluar të kuptoni botën e karmës dhe reinkarnimit, nevojitet të mësohen rregullat e caktuara të karmës.
LIGJI MADH – “Atë që ke mbjellë, atë do të korrësh”. Kjo është gjithashtu i njohur si ligj i “Shkakut dhe pasojës”. Kjo do të thotë se çfarëdo që dërgojmë në Univers, ajo do të na kthehet. Kështu që nëse dëshirojmë lumturi, qetësi, dashuri e miqësi. Atëherë DUHET të jemi të lumtur, paqësor, në dashuri, dhe miqtë të mirë.
LIGJI I KRIJIMIT – Jeta nuk ngjan vetvetiu, ajo kërkon pjesëmarrjen tonë. Ne jemi një me Universin, përbrenda edhe jashtë. Çfarëdo që na rrethon, na flet edhe për gjendjen tonë të brendshme. JINI vetja, rrethonu me ato që dëshironi të jenë prezente në jetën tuaj.
LIGJI I MODESTISË – Ajo që refuzoni ta pranoni – do të ngulmojë. Nëse ajo që shihni është armike, apo diçka me veti që i konsideroni si negative, atëherë ju nuk jeni të fokusuar në nivele më të larta të ekzistencës
LIGJI I RRITJES – Kudo që shkon, aty je ti. Për t’u rritur shpirtërisht, ne jemi ata që duhet të ndryshojmë, e jo njerëzit, mjedisi dhe rrethanat rreth nesh, Krejt çfarë kemi në jetën tone jemi ne vet, dhe vetë mbi vete duhet të vendosim kontrollin. Kur e ndryshojmë veten përbrenda, atëherë zemra dhe e gjithë jeta jonë e përcjellë atë ndryshim.
LIGJI I PËRGJEGJËSISË – Sa herë që paraqitet diçka e keqe në jetën time, atëherë edhe brenda meje paraqitet diçka e keqe. Ne jemi reflektim i asaj që është rreth nesh, dhe ajo që është rreth nesh është reflektimi ynë. Kjo është e vërtetë e përgjithshme. Duhet të jemi përgjegjës për jetën tonë.
LIGJI I LIDHSHMËRISË – Madje edhe kur na duket se ajo që bëjmë është e pavlerë, është e rëndësishme ta bëjmë më së miri sepse çdo gjë në Univers është e lidhur. Çdo hap çon tek tjetri. Duhet të fillohet me diçka që në fund të mbaroj e gjithë puna. Edhe hapi i parë edhe ai i fundit e kanë të njëjtën vlerë, sepse të dytë janë të nevojshëm për të përfunduar e nisura. E kaluara – e tashmja- e ardhmja, të gjitha janë të lidhura.
LIGJI I PËRQENDRIMIT – Nuk mund të mendoni për dy gjëra në të njëjtën kohë. Kur është fokusi ynë në gjëra shpirtërore, atëherë nuk do të kemi nxitje të ulëta, siç është lakmia dhe zemërimi.
LIGJI KËTU DHE TANI – Nëse së tepërmi shikojmë në të kaluarën, e humbim shansin të jemi këtu dhe tani. Mendimet e vjetra, modelet e vjetra të sjelljes, ëndrrat e vjetra. Na ndalojne të kemi risi.
LIGJI I NDRYSHIMEVE – Historia përsëritet krejt derisa nuk mësojmë për nevojat të cilat janë të domosdoshme për ta ndryshuar këtë rrugë.
LIGJI I DURIMIT DHE SHPËRBLIMIT – Çdo shpërblim kërkon përpjekje fillestare. Shpërblimet që kanë veprim të përhershëm kërkojnë durim dhe përpjekje konstante. Lumturia e vërtetë lind kur bëjmë atë që duam të bëjmë, dhe lejojmë që shpërblimi të vijë vetvetiu në momentin e caktuar.
Top Channel