Batuta e publicistit në Open: Në qoftë se SHBA i hap luftë Koresë së Veriut, Thaçi shkon vullnetarisht ushtar

06/03/2020 00:03

Publicisti i njohur Enver Robelli bëri një lidhje me skype në Open në Top Channel ku tha se hapi që ka bërë Albin Kurti është një hap i mirë për Kosovën.

Unë nuk e pranoj atë që flitet shpesh në opinionin publik se ShBA do heqë trupat dhe pastaj do vijnë dhe do na pushtojnë. Më duket një hap i mirë nga Albin Kurti. Ne nuk mund të pranojmë çdo gjë që thotë Grenell apo ndonjë ambasador tjetër- tha Robelli.

Thaçi punoi në fshehtësi të madhe për marrëveshjen. Në këto vite marrëveshjet e Thaçit nuk kanë sjellë dobi për Kosovën. Dua të shtoj diçka për atë që tha Bushati për Palestinën. Haradinaj e mbështeti planin amerikan për Palestinën, ndërsa Thaçi po e po- tha Robelli.

Në qoftë se ShBA i hap luftë Koresë së Veriut, Thaçi shkon vullnetarisht si ushtar- hodhi një batutë Robelli në Open.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA