LAJM I FUNDIT/ Skema kriminale e falsifikimit dhe tjetërsimit të pronave, “Rrumi” dhe 7 të tjerë dërgohen për gjykim, sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 16 milionë euro
Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë rinisur në zonën e Qafë Thanës, në territorin e Pogradecit.
Aktualisht, lëvizja e mjeteve kryhet pa përdorimin e zinxhirëve, ndërsa kontraktorët janë në terren duke kryer kriposjen dhe pastrimin e vazhdueshëm të aksit rrugor.
Saktësohet se, pas bllokimit të aksit Qukës–Qafë Plloçë katër ditë më parë si pasojë e rrëshqitjeve të inerteve, Qafë Thana mbetet aktualisht i vetmi aks i hapur që lidh juglindjen e vendit me Shqipërinë e mesme, duke e bërë këtë segment jetik për qarkullimin.
Sipas parashikimeve, reshjet e dëborës pritet të vijojnë edhe në orët në vijim. Për garantimin e qarkullimit, në këtë aks janë vënë në shërbim disa mjete borëpastruese, ndërsa temperaturat aktualisht shënojnë 0 gradë Celsius. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Top Channel