Irani: Koronavirusi i ri mund të jetë sulm biologjik i SHBA kundër Pekinit e Teheranit

05/03/2020 16:51

Kreu i Gardës Revolucionare të Iranit tha sot se epidemia e koronavirusit të ri mund të jetë një sulm biologjik i Shteteve të Bashkuara kundër Kinës dhe Iranit.

Hossein Salami u tha turmave sot në Kerman se virusi që ka sjellë mjerim në Iran mudn të jetë produkt i “një pushtim biologjik i SHBA”.

“Ne do të fitojmë në luftën kundër virusit, i cili mund të jetë një produkt i pushtimit biologjik amerikane, sepse ai u përhap fillimisht në Kinë, pastaj në Iran e më pas në pjesën tjetër të botës”, deklaroi Salami edhe pse nuk ka ende prova për të mbështetur teorinë e tij.

Ai shtoi më tej: “Sot vendi ynë është i përfshirë në një luftë biologjike. Edhe këtë herë vendi ynë do të fitojë, edhe në luftën kundër virusit. SHBA duhet ta dijë se nëse e ka bërë ajo, virusi do të kthehet atje”.

Më herët kreu i mbrojtjes civile të Iranit, Gholam Reza Jalali ishte sugjeruar se epidemia është një sulm biologjik kundër Kinës e Iranit, por pa përmendur SHBA. Ai me të drejtë përmendi propagandën mediatike që ka shoqëruar virusin, e cila sipas tij “është shënjestruar kundër Kinës e Iranit me objektiva ekonomike.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA